Tirana Code_


Tirana Code_ është një nismë që synon rritjen e interesit të të rinjve për të marrë iniciativa në fushën e teknologjisë, si dhe krijimin e një rrjeti të rinjsh që synojnë të zhvillojnë një karrierë në teknologi. Me anë të aktiviteteve të ndryshme ne synojmë të sjellim së bashku sa më shumë të rinj të talentuar dhe të apasionuar pas teknologjisë, duke nxitur kështu inovacionin dhe krijimtarinë.




Lini detajet Rrelit për newsletter-in tonë të përjavshëm me artikuj të përzgjedhur rreth programimit, teknologjisë dhe botës së startupeve.







Çfarë është Tirana Code?


Tirana Code_ është një nismë që synon rritjen e interesit të të rinjve për të marrë iniciativa në fushën e teknologjisë, si dhe krijimin e një rrjeti të rinjsh që synojnë të zhvillojnë një karrierë në teknologi. Me anë të aktiviteteve të ndryshme ne synojmë të sjellim së bashku sa më shumë të rinj të talentuar dhe të apasionuar pas teknologjisë, duke nxitur kështu inovacionin dhe krijimtarinë.

Aktiviteti i parë, që u mbajt në Tirane më 27 Dhjetor 2015, Web Security Bootcamp synoi trajnimin e 20 të rinjve pjesëmarrës të përzgjedhur nga mbi 200 aplikantë që dëshironin të mësonin më shumë rreth programimit në web. Në fokus ishte siguria kibernitike. Pjesëmarrësit u ndanë në skuadra dhe nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen tonë sulmuan në mënyrë sistematike serverë që mbajnë një aplikacion të ngritur enkas për këtë projekt. Ata garuan në gjetjen e pikave të dobëta të aplikacionit dhe në fund të ditës ishin më të informuar rreth faktorëve që e bëjnë një website të hapur ndaj sulmeve. Rrjedhimisht, pjesëmarrësit mësuan në mënyrë praktike dhe sistematike hapat që duhen ndërmarrë për të krijuar një website të sigurt dhe që mbron me përgjegjësi të dhënat e përdoruesit.

Na shkruani në tiranacode@gmail.com nëse ju pëlqen të ndertoni apo të thyeni gjëra, keni qejf të mësoni më shumë rreth zhvillimit në web apo thjesht jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe internetit dhe doni të shkëmbejmë dy fjalë.


Skuadra

Pa turp, na shkruani :)

Ky është Rreli.

Rreli ju njofton për cdo aktivitet që organizohet nga Tirana Code. Atij i duhet emri juaj i plotë dhe e-maili.

Pa merak: Rreli nuk është tip i bezdisshëm. Nëse me vonë zgjidhni të shkëpusni marrdhëniet me Rrelin, ai e respekton vendimin tuaj dhe harron gjithë detajet që lidhen me ju.